Basha sulmon Ramën për pasuri të pajustifikuara me rrogë: Shumë i pasur, jetë luksi për vete, papunësi, varfëri, padrejtësi e pasiguri për popullin.

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzar sërish kryeministrin Edi Rama, i cili me qeverisjen e vendit nga ana e tij po siguron pasuri dhe luks për vete, ndërsa thotë se nga ana tjetër, Rama po shkakton papunësi, varfëri, padrejtësi dhe pasiguri për njerëzit.

“Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.

Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha, i cili komentit të tij në rrjetet sociale i bashkëngjit dhe një video-mesazh lidhur me arsyet e kësaj situate të rëndë në të cilën është futur vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu