Turqit e tredhur të Tiranës… Haram e jazek ju qoftë qelbësira!

0

Një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi u ngrit pak ditë më parë në fshehtësi të plotë në Tiranë.

Por, një aktivitet ku një tufë turkoshakësh që nderonin në një pllakë betoni, disa viktima që sulltani i ri i Eruo-Azisë Rexhep Taip Erdogan i ka shpallur heronj, tregoi pafytyrësinë dhe ndyrësinë e klasës sonë politike.

Duke masturbuar në një aktivitet të turpshëm, kasta politike e Shqipërisë hesht e gjitha, të gjithë heshtin si turkoshakë të tredhur, si eunukë të haremmit të sulltanit të ri.

Asnjë fjalë për skandalin e një memoriali që s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, por janë disa viktima minimalisht të një përplasje politike apo grushti shteti deri imagjinar.

Turkoshaku ynë Presidenti Ilir Meta, nuk thotë një fjalë për këtë turp, megjithëse, rri në rrjetet sociale gjithë ditën e bën sikur i digjet barku për mëmëdhenë. Ndërsa toka ndotet me mermeret pa leje të disa turqve të vrarë në vendin e tyre për hesapin e tyre.

Nuk flet Kryeministri Edi Rama, i tredhuri nga dora e sulltanit të ri, të Turqisë Erdogan. Asnjë fjalë nuk thotë Edi Rama, i cili pak ditë më parë çonte mesazhe nga dreka e tij në Turqi me baba sulltanin që e trodhi dhe Rama ynë pseudo nacionalist, tani hesht për një akt fryes ndaj shqiptarëve.

Asnjë fjalë nuk thotë as kreu i Republikes se Re Lulzim Basha, i tredhuri i radhës nga Erdogani dhe neotomanët. Ekim Alptekin është lidhja e Lulit me sulltanin, njeriu i hetuar nga FBI që nuk del nga Turqia, por fshihet nga frika e arrestimit nga amerikanët e mbrohet nga Erdogani.

Foli vetëm një person, Lali Eri, ai që nxjer nga goja xhevahiret e dynjasë. Ti lemë të vdekurit me të vdekurit, tha Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, ndërkohë që në kodrat e liqenit ngrihet një memorial përkujtimor për një ngjarje që s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Sipas logjikës të Lalit, të mbledhim të gjithë të vdekurit e dynjasë në grushte shteti e t’u bëjmë nga një memorie që të kujtohen dhe ata si këta të baba sulltan Erdoganit që i ka tredhur të gjithë turkoshakët e Tiranës nga i pari tek i fundit.

Kasta jonë politike tashmë është zyrtarisht elita e tredhur e turkoshakëve të Tiranës. Elvi FUNDO- CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu