Zbulohet arsyeja pse Beren Saat u nda nga bashkëshorti pas 5 vitesh martesë

0

Aktoren turke Beren Saat e njohim të gjithë si ‘Bihter’ në serialin ‘Dashuri e ndaluar’, jo më kot ajo renditet mes të preferuarave nga publiku shqiptar dhe ndiqet me shumë kuriozitet sidomos për jetën private jashtë ekranit. Siç edhe e dini, prej pak kohësh, aktorja i dha fund martesës 5-vjeçare me bashkëshortin e saj Kenan Dogulu. Ata nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, por mediat turke zbuluan të vërtetën që fshihet pas vendimit dhe e kanë ndarë me të gjithë. Sipas tyre, Kenan e ka tradhtuar Beren me Asli Isler, një aktore e njohur në Turqi, pasi ka qenë pjesë e serialit ‘Sulltanesha Kosem’.

Ende nuk ka një konfirmim nga çifti i njohur, por publiku është i bindur që kjo është e vërteta. Mbetet ende për t’u parë nëse do zbulohen detaje të tjera që do e vërtetojnë këtë lajm. / revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu