Në Tiranë po mbahet konferenca rajonale kundër ekstremizmit. Gjatë konferencës, Koordinatori i Qendrës Kundër Ekstremizmit, Agron Sojati ka zbuluar se të paktën 30 femra shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut.
Ai u shpreh se prej 6 muajsh po punohet për tërheqjen e tyre drejt Shqipërisë.
“Kemi 30 gra nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut. Në kampet e Sirisë e Irakut, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar. Për luftëtarët e ISIS nuk kemi një numër të saktë. 6 muaj që po punojmë për t’i tërhequr nga kampet. Nuk kemi një datë për rikthimin e tyre nga kampet. Qeveria po e trajton me seriozitet e përgjegjësi këtë çështje”-u shpreh Agron Sojati