Presidenti drejt dorëheqjes: Si do shkojnë punët, Ruçi, Nano apo kriza merr përmasa për të tërhequr “zvarrë” Ramën?!

0

Kriza e thelle politike e kushtetuese, duket do e lërë Shqipërinëedhe pa Prsident.  Kjo mundësi u paralajmërua nga vetë Ilir Meta ditën e sotme; një vetë-largim nga posti i presidentit, pavarësisht nga arsyet se pse e bën këtë akt madhor dhe ekstrem.

Për këtë rast, Kushtetuta jep përgjigje në  Nenin 91 të saj dhe tekstualisht në pikat 1 dhe 2  të tij.

‘Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij’, përcakton pika 1.

Pra nëse Ilir Meta nga paralajmërim e shndërron në fakt vetë-largimin e tij nga posti i presidentit, automatikisht president i vendit bëhet Gramoz Ruçi që aktualisht mban pozicionin e kryetarit të Kuvendit.

Por Kushtetuta ka parishikuar, edhe sa zgjat kjo situatë dhe si zgjidhet më pas përfundimisht dhe kjo bëhet në  pikën 2 të Nenit 91.

‘Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë’, thotë Kushtetuta e Shqipërisë.

Pra gjithmonë nëse marrim të mirëqenë, një situatë kur Ilir Meta vetë-lagohet nga posti i lartë, Gramoz Ruçi, ka të drejtë që të ushtrojë detyrat e tij vetëm për 60 ditë. Pas kësaj mazhoranca e Ramës nëse parlamenti aktual plotëson numrin 140 për të qenë i ligjshëm sipas Kushtetutës, me 94 vota mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, vendin vakant të presidentit.

Pra nga do që të vërtitet kjo çështje; edhe nëse Rama merr nismën e shkarkimit të Ilir Metës; edhe nëse ky i fundit vetë-lagohet me vullnetin e tij nga posti i lartë, duhet me patjetër që vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk duket as në horizont.

Por emra ne keto momente çpo perfliten shume. Me potenciali duket ish kryeministri Fatos Nano.

Gjithsesi, Meta është një kockë e fortë. Ai mund te organizoje fort LSI-në dhe te nxjerre zbuluar kundershtarin e tij Edi Rama, i cili ngjan se ka marre persiper hapjen e dosjes se Presidentit. Ky i fundit ka deklaruar se kur eshte fjala për burg, shkon pas Edi Rames, ose me qarte vete i fundit.

Loja ende nuk ka nisur. Pritet furtune ne 40 ditet ne vazhdim…

BalkansNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu