Habit aktori i njohur : Më mungon lidhja me njerëzit e zakonshëm, ja numri ku mund të më shkruani

0

Ashton Kutcher, aktori I njohur  habiti 18 milionë fansa që e ndjekin në rrjete sociale.
Ai publikoi numrin personal të telefonit përmes një postimi duke treguar se i mungon komunikimi me njerëzit e zakonshëm.

“Mua më mungon lidhja reale me njerëz të vërtetë, kështu që tani e tutje mund të më shkruani. Ndoshta nuk do të jem në gjendje t’iu përgjigjem të gjithëve, por së paku mund të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Kështu mund të zbuloj disa nga gjërat e mia nga jeta e përditshme”, ka shkruar ylli hollivudian.

Sipas “People” pas disa orësh, ai fshiu postimin.
Disa ndjekës ishin me fat që arritën të marrin një përgjigje nga Ashton, ndërsa të tjerët morën mesazhe automatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu