5 mitet e bukurisë që nuk duhet t’i besoni më

0

Shumica prej nesh janë rritur duke besuar thënie ose fjalë që na janë thënë nga nënat tona, por një pjesë e tyre nuk janë të vërteta dhe për këtë na sigurojnë mjekët. Sipas Dr Haider Al-Hilaly, ja çfarë nuk duhet të besoni.

Nëse dilni jashtë me flokë të lagur do ftoheni. Kjo gjë nuk është vërtetë, pasi viruse të tilla mund të merren në çdo kohë dhe shkaktari i tyre nuk janë vetëm kushtet atmosferike.

Floku dhe thonjtë rriten pasi vdes. As ky pohim nuk është i vërtetë. Mjekja zbuloi për ‘Daily Mail’ se nuk ka asnjë provë shkencore për rritjen e tyre.

Nëse përdor briskun, qimet rriten më të forta dhe më të zeza. Kjo metodë depilimi nuk ka ndikim tek rrënja e qimes, prandaj pohimi hidhet poshtë.

Ushqimet e shpejta shkaktojnë akne. Ka studime që e nxjerrin të vërtetë këtë pohim, por nuk është i përgjithshëm kështu që nuk mund të merret si i mirëqenë.

Kur femrat jetojnë bashkë, i përjetojnë periodat në të njëjtat data. Asnjë provë shkencore nuk e vërteton këtë pohim./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu