26 korrik ora 17, Rama “mik penal” në gjykatën federale Nju York

0

SPAK -Qeveri-PS, vetting, kjo është linja më e dendur e qarkullimit politiko-juridik në vitet e sundimit të Ramës dhe jo të ligjit. Këtu fatkeqësisht dorëzimet, arrestimet, lirimet, dënimet, janë nën regjinë e tij, duke e përdorur institucionin në dukje të reformuar, si ta kishte një biznes privat tmerrësisht fitimprurës. Por kryeministri fuqidhunshëm në kapërcime të skajshme në Tiranë, ka një hall të madh amerikan, të cilin nuk mundet ta zgjidhë me pushtetin periferik shqiptar, pavarësisht lidhjeve me Xhorxhin dhe Aleksin të shumëangazhuar për ushtarin e tyre. Kjo histori amerikane në Tiranë po i merr shumë energji, para, koncensione, qoka, shitje, e blerje, si kembim të ndonjë marrëveshje të mundshme edhe nën efektin e imunitetit të tanishëm për shkak të detyrës.

Drejtësia ka vendosur bashkimin e dy dosjeve të Uashingtonit dhe Nju Yorkut për akuzat e Charles McGoinigal, për spiunazh, korrupsion, e shpërdorim detyre, duke e transferuar kështu edhe adresën e re gjyqsore për Edi Ramën në kryeqendrën e vëmendjes botërore.
Të hënën në orën 17 i pandehuri është në gjyq, siç është përcaktuar në seancën dëgjimore me 9 maj 2023, ku MCGonigal ishte i pranishëm me videokonferencë zoom, ashtu siç ka lajmëruar edhe për pjesëmarrjen e rradhës. Bashkimi i dosjes së Uashingtonit me atë të Nju Yorkut, ofron edhe akuzat me lidhje mes tyre, për sa kohë të akuzuarit kanë episode të pandashme për tu gjykuar më vete. Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly ka përcaktuar afat 70 ditor për të pandehurin pasi ai 90 ditor është i pazbatueshëm.
Ish drejtuesi kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, vizitor i shpeshtë i Edi Ramës në Shqipëri për disa vite, ka mes të tjerash akuzën e korrupsionit, ku fakt i provuar deri tani, është marrja e 225 mijë dollarëve nga Agron Neza në nju Xhersi, si dhe lidhjet me këshilltarin e jashtëm të Kryeministrit Dorian Duçka, marrja e porosive qeveritare, nga zyra e kryeministrit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Kjo në kërkesën e nisjes së hetimit të lobingjeve të opozitës, Partisë Demokratike në USA në vitin 2017.

Nga ana tjetër, në këtë dosje spiunazhi dhe ekonomie, eshtë edhe oligarku rus i sanksionuar nga SHPA, Oleg Deripaska, lidhjet e të cilit kanë konkluduar me ngritjen nga drejtësia të akuzave për shërbime të mundshme nga agjenti FBI. Deripaska McGonigal, njerëzit e kryeministrit Edi Rama, në kët histori përfitimesh të paligjshme, kanë pasur duarngjitje biznesesh në Shqipëri. Në sektorë strategjikë të hidrokarbureve, energjisë, tendera rindërtimesh nga tërmeti, konsulenca e jo pak të tjera shërbime, të cilat mbeten pjesë e zbardhjes nga zbulimet e hetimit amerikan. Në Shqipëri, një histori e rëndë e hetimit për të cilën federalë të FBI kanë jo pak të dhëna, e kanë mbledhur të tjera, janë gjobvëniet e e lidhjeve të agjentit McGonigal në Tiranë, pë pretendime heqje e vënie non gratash, në kembim të shumave të mëdha parash. Natyrisht këtu nuk gjendet jashtë përfshirjes Kryeministri Rama, ku kallzues nga Tirana, Koosva e të tjerë në rajonin e Ballkanit, kanë pretendime në këto gjobëvënie. Të paktën 14 herë përmendet deri tani emri Rama në aktakuzë, por do të njohin me shumë gjasa edhe të tjera raste. Pyetja me përgjigje paniku për kreun tonë të qeverisë është, se a janë përgjuar dhe transkriptuar bisedat e Edi Ramës dhe grupit Charles McGonigal në drekat e darkat e tyre në Tiranë dhe USA për shërbimet e kërkuara mes palëve dhe përfitimit nga këto marrëveshje? Sigurisht FBI ka pasuri informacioni rreth kësaj ngjarje ashtu siç pohoi në seancë dëgjimore në senat Prokuorri i Përgjithshëm amerikan se kush korrupton zyrtarë amerikanë, kryen veoprim të cënimit të Sigurisë Kombëtare.

Rama përpiqet të ofrojë pushtetmbajtëseve në SHBA dhe kudoqofshin e kushdoqofshin çdo gjë të mundshme në këmbim të një marrëveshjeje shpëtuese. Me ujgurë, armë kimike, afganë, muxhahedinë, flirtë kundër Kosovës, romanca turke, e ujëra detare miliardëshe grekëve, por Juria e Madhe, besojmë të kërkojë të ofrojë transparencë e ndëshkim ligjor si dhe zbardhjen e favoreve të bëra nga ky kryeministër ballkanik i përfshirë në korruptimin e numrit tre të agjencisë më të rëndësishme në planet. Hallet zgjedhore në Shqipëri kryesocialisti i ka shkatërruar duke e ndjerë veten të fortë. Por as kjo, apo blerja e një kamioni opozitar, nuk do ta nxjerrë dot kryeministrin tonë penal në selamet. Të presim orën 17 të ditës së hënë. McGonigal ka halle serioze ruse, kineze dhe shqiptare…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu