Gazetarja Glidona Daci tha se institucioni që mban rekordin në Shqipëri për korrupsion janë zyrtarët e kadastrave.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo tha se shqetësim është dhe korrupsioni tek bluzat e bardha.
“Rastet e korrupsionit që shqyrtohen nëpër gjykata janë të pafundme. Institucioni kryesor që mban rekordin janë zyrtarët e kadastrave dhe normalisht që ti nuk mundesh dot të marrësh një dokument pa i dhënë një bakshish zyrtarit të Kadastrës. Por megjithatë ka zyrtarë dhe punonjës të ndershëm. Ajo që shoh me shqetësim është korrupsioni dhe në bluzat e bardha”- tha ajo.