Yuri Kim në karikim!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Yuri Kim kërcënon mafien dhe Edi Ramën. Kështu po shkruajnë mediat që financohen nga mafia dhe Edi Rama. Pas vjershës së Adriatik Llallës, që çdo shqiptar e di përmendësh, “duhet të ketë drejtësi, të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarë në pozicionet e tyre”, recituar në çdo “varrim”, edhe ne lutemi për pronat, shpresat e lirive tona.

Në hipoteka kanë vdekur shkresat e mbi 80% e tyre janë atje ku hajduti ynë u jep ‘pushimin e pasosur dhe u shndritë drita e pambaruar’.

Ky predikim, edhe  pse hipnozë, ngjitë.

Ata që detonator të së ardhmes sonë kanë mashtrimin, u mjafton të shtojnë pasuritë e tyre dhe të tregojnë përralla, pse jo edhe me Enver Hoxhë.

A nuk kemi thënë, jo një herë, se amerikanët dinë gjithçka tonën?

Ne këtu e kishim varrin e ish komunistit Enver Hoxha, por nuk dinim se ai ka energji antikomuniste.

Pasi në pak kohë, me pak ngacmin të mediave që guxojnë, bateritë e diplomates amerikane u shkarkuan fare, sa nuk jepnin shenja energjie, pra nuk bënin as lajm, karikimi duhej patjetër.

Zemëroju zonjushë, karikohu sa më plot, se Edi Rama të tha gënjeshtare!

Pas karikimit se “nuk do largohesh edhe për ca gjatë, se të pëlqen këtu, se duhet të ketë drejtësi, Edi Rama ta hoqi “spinën” e tha, mos i besoni kësaj, ka nisur procedura e shkarkimit, do e përcjellim…

Duhet ta dinit se Babloku është djali i Kristaqit, Enveri është i familjes, se edhe kur Edi shantazhonte gazetarët e intelektualët se kush viziton Amerikën e vendos ai, pasi ju nuk u kishin në hesap as ata të sportelit, këtu i karikonte bateritë, tek babai.

E ka thënë për besë dhe e ka bërë.

Babloku ka kulaç e kërbaç. Patronazhistët, me taksat tona paguhen jo vetëm të vjedhin vota, por edhe të krijojnë perceptim antiamerikan në fshatin që e blejnë me një thes drogë.

Ja, sot ata që kishin hero Arben Krajën, nuk e kanë më. Po krijojnë cartanin e ri të SPAK-ut.

As rrotullimi i diktatorit Enver Hoxha në varr nuk tremb të gjallët. Këtej janë mësuar edhe me Lugetër.

Shqetësimi i madh është vetë Edi Rama.

Babloku me cuba, rrogës 70 dollarë dita, i ka shtuar çerdhet e kopshtet e munguara, shkollat, spitalet, rrugët e shpresat e vjedhura në sytë tanë dhe prezencë të ambasadores që e ka humbur edhe qetësinë aty-aty me Bablokun.

Është qesharake kjo skenë, po llafoset kudo nëpër fshat.

Por ne themi është më shumë se groteske, është serioze o njerëz.

Meqë Babloku ka tre mandate dhe s’ka qeverisur një ditë, përveçse ka bërë mullar para e pasuri në prani të saj, pse të mos vazhdohet kështu?!

Atyre mediave që i kujtuan mbarimin e mandatit, të punës pa as edhe një sukses, pa arrestimin e asnjërit prej krerëve të 4 Klaneve Mafioze më konkretisht, me zemërim e arrogancë u tha; plasni nga inati, do të jem edhe për ca më gjatë këtu.

U tha, e mirë do ishte vërtetë, të shohin hajdutët të përplasen mes llojit:

Kurse mediat e lira që guxojnë, atë punë kanë, të provokojnë nervat e burokratëve. Edhe kur Babloku bën lista gazetarësh për diferencime nga ambasada, nuk është gjë e keqe, pasi asnjëra palë nuk përbën precedent për palën tjetër, se sot bota është aq e vogël sa një mollë e kafshuar.

Meqë jemi tek “kafshata”, ju edhe mund të pyesni, dhëmbët e mizës do numëroni ju, mes moralit e ligjit askush nuk ka ndërtuar urë, apo jo?

E drejtë, ne nuk zemërohemi për asgjë që kuvendohet. Ne nuk na tremb as kushtrimi se Edi Rama e ka shtrydhur si limon ambasadoren Yuri Kim, pastaj e ka hedhur ne “shportën” e Olta Xhaçkës e pas një lobimi të fortë shpreson ta sistemojë mes “Peshqve” të vet.

Ani, s’ka gjë, sa ata të ndajnë “plaçkën” ne le të recitojmë vjershën e Adriatik Llallës “duhet të ketë drejtësi, të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarë në pozicionet e tyre”, se kjo melodi në “prizën” e besimit na e mbanë zonjushën  Yuri Kim në karikim./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu