Sema dhe Arzu shkojnë për vizitë tek Selimi. Sema sheh Halilin tek porta e shtëpisë së Selimit dhe dyshon. Melisa i bërtet Orhanit për atë që bëri. Orhan kupton që Melisa vazhdon ta dojë Selimin dhe e provokon.
Melisa kërcënon Orhanin me thikë dhe i thotë të qëndrojë larg Selimit. Kaja i ofron Arzus të qëndrojë në shtëpinë e tij. Ai e urdhëron të ndahet nga Mahiri. Arzu i tregon Kajas shenjën që ka në krah nga dita kur ai e përdhunoi. Ajo i thotë se ja ka shkatërruar ëndrrat një vajze të pafajshme ditën kur e përdhunoi. Kaja ndihet në faj. Arzu shkon të vizitojë varrin e Rëzait dhe i tregon dhimbjen e saj. Arzu thotë se është shumë vonë që të bëhet nëna e Xhenetit. Ajo i premton se do i qëndrojë pranë familjes. Mukadez i tregon Xhenetit që duhet ta lirojnë shtëpinë deri në fund të muajit. Ozlem kërkon që Mahir ta pranojë por ai ja bën të qartë se ata nuk do kthehen më kurrë bashkë. Ozlem i kërkon Mahirit të mos heqë dorë nga fëmija i tyre dhe vendos dorën e tij në bark. Arzu hyn në dhomë dhe i kap bashkë Mahirin dhe Ozlemin. Arzu përzë Ozlemin nga dhoma. Mahir justifikohet para Arzus. Arzu kërcënon Ozlemin që ajo të largohet nga shtëpia. Xhenet propozon që familja e saj dhe e Sunës të jetojnë në një shtëpi. Selim kontrollon sendet e Xhengizit. Xhaxhai i Selimit shkon për vizitë dhe mëson se Selim është plagosur. Selim i tregon atij dyshimet që ka për Kajan. Xhenetin e rrëmbejnë para syve të Mukadezit./revistawho.com