Melisa telefonon Arzun por ajo nuk i përgjigjet. Melisa e kupton që Arzu ndodhet me Xhenetin. Sema shkon në dhomën e Melisës teksa ajo ndodhet në këmbë. Melisa sheh Semën dhe shtrihet para se ajo ta shohë. Arzu i tregon Mukadezit për gjendjen në të cilën e gjeti Xhenetin. Ajo fajëson veten. Mukadez i jep kurajo t’i thotë Xhenetit të vërtetën por Arzu nuk e ka të lehtë. Ajo është e shqetësuar që Xhenet dhe Melisa janë bërë arm*ke. Mukadez i thotë se dy motrat do pajtohen dhe e kupton se Arzu ka një hall tjetër.
Arzu i thotë se ka frikë t’i tregojë Xhenetit që është një fëmijë i sjellë në jetë nga një përdh*nim. Mukadez i thotë se është e detyruar t’i tregojë të vërtetën Xhenetit. Arzu vendos t’i tregojë pasi Melisa të shërohet. Xhenet i sheh nishanin në shpatull Arzus dhe dyshon se Arzu është nëna e saj. Selim i kërkon Ozlemit të kthehet në shtëpi. Ozlem i thotë se është e detyruar të qëndrojë tek Sojerët për të mirën e fëmijës që do vijë në jetë. Sema i gjen Selimin dhe Ozlemin duke biseduar jashtë shtëpisë.
Ajo gëzohet dhe vendos dorën e Mahirit në bark. Arzu i gjen bashkë dh zihet me Mahirin. Nilgyn shkon të vizitojë Xhenetin. Ajo i thotë se Xhenetit se nuk do qëndrojë e heshtur pas asaj që Kaja tentoi t’i bëjë Selimit. Ajo kërc*non se do e prishë fejesën e tyre. Selim e dëgjon Nilgynin dhe habitet. Ai zihet me të ëmën dhe shkon pas Xhenetit por ajo largohet. Xhenet qëndron e vetmuar dhe mendon për Arzun. Kaja kërc*non Pënarin me vajzën e saj