Veriu i Kosovës, Kurti dhe Vuçiç takim urgjent në Bruksel

0

 Në tryezën e negocimeve, nisur nga tensionet në veri të Kosovës, dy liderët e Prishtinë dhe Beogradit do të takohen sot në Bruksel. Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel.

Tematika kryesore pritet të jetë çështja e targave e cila sot do arrin në fazën e dytë, te gjobat për të gjitha makinat, mes datave 21 nëntor deri më 21 janar. Takimi urgjent raportohet se do të fillojë në ora 08:00.

Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për targat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.

Ai tha se duhet të ndalen krizat dhe në vend të kësaj të fillohet avansimi drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Do të thërras nesër një takim urgjent për dialogun Prishtinë – Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Ky takim vjen pasi vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat serbe ka qenë kryefjala njëherësh edhe “preteksti” i revoltës serbe në kufi. Edhe pse një kërkesë në dukje miniminaliste, Serbia e kundërshton kategorikisht duke reaguar përmes revoltës me protesta, dorëheqjeve të Listës Serbe dhe kundërshtive me dhunë të vendimeve të Kosovës.

Në Prishtinë kjo gjë merr tjetër trajtë.

Kosova e sheh si një metodë e Serbisë për t’i dalë kundër planit të propozuar nga Macron dhe Scholz i cili njihet si “Plani Franko-Gjerman”. Në thelb, në propozim i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka qenë pikërisht ky propozim, arsyeja reale e revoltës serbe, e cila sipas kryeministrit të Kosovës Kurti, tenton që përmes grupeve kriminale të kundërshojë me forcë çdo marrëveshje, apo plan për të mundësuar një hap para të Kosovës në organizmat ndërkombëtar. Kryeministri Kurti në deklaratën e tij të fundit theksoi se nuk ka e as nuk do të ketë tërheqje të vendimit të targave ndërsa theksoi se ka një qasje pozitive ndaj propozimit franko-gjerman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu