Variete e 65 vjetorit të Estradës së Shkodrës, që prezantoi ‘gaz e hare’ dhe optimizëm!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Arti ka një rëndësi të madhe për një qytet dhe kryesisht për Shkodrën, mbasi ndikon në planin social, artistik dhe psikologjik. Në Shkodër arti, muzika, fotoja, piktura, sporti në mënyrë të veçantë humori, kanë ‘shtëpinë e tyre’. Natyra psikologjike e artit, ka një ndikim edhe tek optimizmi për një jetë të mirë dhe të pasur në planin fizik dhe mendorë.

Një studjues i psikologjisë së humorit, shkruante se e qeshura të zgjat jetën. E qeshura ka gjithashtu edhe disa veti të tjera. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë. Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurën dhe zbavitjen e njerëzve. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton: 1.Ndjenja kënaqësie. 2.I bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur.

Teatri ‘Migjeni’ ka një histori të mrekullueshme dhe është i njohur jo vetëm në Shkodër, por ka lënë gjurmë artistike edhe në të gjitha viset shqiptare. Një rol të rëndësishëm në ‘Teatrin Migjeni’, krahas trupës së dramës kanë luajtur edhe aktorët e varietesë së Estradës së Shkodrës në 65 vite. Prandaj një variete për të kujtuar, përpjekjet e aktorëve, muzikantëve ishte i domosdoshëm dhe u organizua në momentin e duhur, për ti dhënë impulse pozitive ‘simbolit’ të humorit të Shkodrës. Kishte vite që trupa e Estradës së Shkodrës nuk po prezantonte çfaqje të të mirëfillta të varietesë dhe erdhi momenti i shumë pritur nga spektatori shkodranë me rastin e 65 vjetorit që kënga, skeçet, humori i mirëfilltë të mbushte skenën e Teatrit ‘Migjeni’.

Kjo variete krijoi një atmosferë artistike plot ‘gaz e hare’ dhe një optimizëm, për një të ardhme të sigurtë të këtij institucioni. Estrada është gjini e artit skenik që përfshin pjesë të vogla humoristike-satirike të ndërthurura me muzikë, si dhe valle, pantomima, kuplete, lojëra shpejtësie etj. Trupa e parë profesioniste e Estradës u krijua në Tiranë më 1952 me regjisor Besim Levonjën. Më pas u krijuan me radhë estradat e Shkodrës, Vlorës, Korçës, Fierit, Durrësit etj. Estrada është gjinia më masive e më komunikuese ndër gjinitë skenike. Në varietenë ‘Gaz Paç, o moj Shkodër’ me rastin e 65 vjetorit të Estradës së qytetit të Shkodrës, humori dhe kënga mbushën sallën e Teatrit “Migjeni” për katër net rresht me një atmosferë mbresëlënëse. Kjo çfaqje estrade krijoi një atmosferë shumë të hareshme e gazmore për publikun shkodranë. Publiku shkodranë mezi po e priste një variete të tillë shumë profesionale dhe tradicionale.

Aktorët e estradës së Shkodrës Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Edmond Halili me regji të Arian Culiqi në harmoni me një brez të ri aktorësh të talentuar rizgjuan shpresën e kthimit të traditës së varietesë në qytetin e Shkodrës. Duhet theksuar se me këtë çfaqje u rizgjua shpresa e kthimit të varietesë në Shkodër. Regjizori Arian Culiqi ‘Mjeshtër i madh’, falë aftësive profesionale dhe dëshirës së mirë për të realizuar çfaqje për publikun shkodranë, arriti në këtë variete që sëbashku me ikonat e estradës së Shkodrës të harmonizonte një brez aktorësh të rinj të talentuar, të cilët japin shpresë për të ardhmen e varietesë dhe ‘Teatrit Migjeni’. Eksperienca e aktorëve me përvojë, ‘personazhet’ e tyre në vite u harmonizuan me energjinë e të rinjve, që kanë nevojë për mbështetje, bashkëpunim dhe optimizëm.

Në vitet e fundit është ndjerë shumë rëndësia dhe nevoja e një regjizori profesionist të fushës, për të realizuar çfaqje me nivel që transmetojnë artin e vërtetë, humorin e vërtetë. Siç e shkruajta më lart, aktorët e estradës së Shkodrës Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Edmond Halili me Astrit Fani, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani, Aleksandër Prenga, Lusi Bregu, Akil Varfi, krijuan një atmosferë të veçantë në skenën e Teatrit ‘Migjeni’. Në këtë variete ishin prezantuese Ketlin Pjalmi, Savjana Vjerdha, të cilat krijuan një atmosferë shumë pozitive, falë aftësive interpretative dhe muzikore. Këngëtarët Mukades Çanga, Rezarta Smaja, Lorjan Ejlli, Orjeta Kelaj, Leonard Guga, Ademir Fresku, Glerdit Turmetaj, ishin një harmonizim i një brezi që ka kontribuar shumë për këngën në Shkodër dhe një brezi të rinj artistësh që japin shpresë për të ardhmen.

Repertori i këngëve ishte përzgjedhur dhe punuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm nga këngëtarët dhe drejtuesi i muzikës Maestro Ilir Zoga. Skenografia e kësaj varieteje ishte punuar shumë bukur nga Divni Gushta. Inspektor sken është Mikel Vuksani, fonia, Bledi Doçi, grimi, Studio Tila, Albert Shiroka, ndriçimi, Arben Meshnuni, Eniko Mosi, garderoba, Afërdita Hebovija, sallon Apparel, Kenza Dresses dhe teknik skene Artan Çanga, Marko Prendi, rekuizita Arian Lishi. Një rot ë rëndësishëm në një variete ka edhe muzika, përgjedhja dhe të luajturit e muzikës, repertorit për të prezantuar vlera artistike që i pëlqejnë publikut dhe lidhen me idenë regjizoriale.

Publiku shkodranë e dashuron muzikën dhe i kushton një vëmendje artit të qytetit të Shkodrës dhe këgëve të autorëve botërorë dhe është mjaft kritik. Drejtues muzike në varietenë ‘Gaz paç, o moj Shkodër’, ishte maestro Ilir Zoga. Ilir Zoga ka gadi 30 vite që e drejton me shumë dashuri dhe profesionalizëm estradën e Shkodrës, falë studimeve në akademinë e arteve në Tiranë dhe eksperiencës në drejtimin e orkestës së estradës së Shkodrës . Orkestra përbëhej nga Ilir Zoga, Fatmir Mesi, Dritan Mlika, Daniel Prendi, Roland Guli dhe A. Lishi. Si përfundim duke uruar 65 vjetorin e estradës së Shkodrës, i uroj të gjithë aktorëve, muzikantëve, drejtuesve dhe punonjësve ‘Paçin ‘gaz e hare’ dhe koncerte dhe aktivitete për muzikën, dramën, humorin, dhe Shkodrës një të ardhme shumë të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu