Trazir…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Trazir…

Frymëzuar nga drita që ka lëshuar nji rreze n’shpërfaqe,
Ka mot, zërat e injorancës i thonë jo,
Thyejnë zemrat dhe shuajnë dëshirën,
Krijuar së mbrapshti këtë trazirë,
E shpresa jeton varur, ka kohë.
Këputja e padrejtësisë i shtrin rrënjët e saj,
Dukuri që ngjallë, zemërim dhe neveri atje,
Ndërgjegjshëm kërkoj ringjallje të ngritjes,
Ngrihu drejtësi, për të vërtetën në triumf.
Fjalët e mira urtë drejtimin kanë marrë,
E po vijnë armatosur, duket ka gjasë,
Me ngritjen e një zëri të stuhishëm, që po oshtin tashti,
Një llampë ndezë, e gëzim ndriçimi lëshon,
Sot çdo moment unë besoj rrënojen,
E kësajë errësire, të botës krimit tmerruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu