T’fala!

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

T’fala!

Të fala të bëj me gjith shpirt,
Të pafsha të mirën,e asajë që bën,
Merri të falat prapë po të them,
Që mos të harrosh emrin tim,
Të falat me të drejtë të takojnë,
Mos më bëj pyetje, se perse,
Pasi qeshë, jam, jo se qëllova,
Aty ku linda bashkë me emrin tim,
E përçoj gjithcka që kam qënë e jam,
Merri t’falat deri ne fund të pa fund,
Gjithmonë i ke,e ke me pasë nga unë.
Dhe ikjen e shoh që duhet me ndodhë,
Te falat e mia rrotull i ke përgjithmonë,
Kam kokën e varur, ma ke ulur për tokë,
Me gjithë atë pashi që m’ka falë ai Zot!
Të falat hak i ke, me rrugën i gëzofsh,
Që e ke ndjekë, me dëshirë e pasion!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu