16.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj 2024
Ballina Lajme Takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me Metën, ja si e komenton...

Takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me Metën, ja si e komenton Sali Berisha

0

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, ish kryeministri Berisha komentoi edhe takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në zyrën e Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

“Një takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD”- tha shkurtimisht Berisha, duke mos përsëritur retorikën sulmuese që ka përdorur më herët kundër ambasadores Kim, pas shpalljes së tij non-grata nga Uashingtoni.

Ndërkohë edhe vetë Ilir Meta ka postuar këtë mesazh:

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.”- shkruan Ilir Meta.

Shperndaje:

142,691FansLIKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu