Reja ndryshon skemë, ja si pritet të luajmë sonte ndaj Izraelit

0

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje një ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve kundër Izraelit. Trajneri Edy Reja për herë të parë pritet të heqë dorë nga skema me tre mbrojtës duke kaluar në vendosjen me 4-3-1-2.

Sonte në mbrëmje pritet që kuqezinjtë të luajë me këtë formacion: Berisha; Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj; Asllani, Gjasula, Abrashi; Bajrami; Broja, Cikalleshi.

Gjatë ndeshjes mund të bëhet edhe ndryshimi me tërheqjen e Gjasulës në qendër të mbrojtjes, aty ku ka luajtur shpesh në ekipin e tij gjatë këtij sezoni, duke bërë që skema të kalonte në 3-5-2.

Balliu e Hysaj mund të avancojnë në sulm për të ndihmuar repartin e avancuar me krosime të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu