SPAK zbulon edhe 1 vilë të fshehtë të Erion Veliajt? Agjentët e BKH-së, kontroll në rezidencën e njohur tek Kodra e Dielli

0

Lëvizje të pazakonta janë shënuar pasditen e sotme në zonën e njohur të “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku burime konfidenciale bëjnë me dije se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndërmarrë një kontroll në një nga rezidencat e zonës.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se objekt i këtij kontrolli ka qenë një banesë, një kat më lart banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Objekti i kontrollit dyshohet se përdoret nga çifti Veliaj-Xoxa.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me këto zhvillime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu