Shkruan Qamil Gjyrezi
Mbrëmë u zhvillua në sallën e Koncerteve të shkollës artistike “Prenkë Jakova” Shkodër, ‘Mbrëmje Operistike’, recital nga Denisa Hardadhija. Në këtë koncert mori pjesë edhe Bas-baritoni Lukë Mllugja dhe Kejsi Reçi. Koncert-maester ishin Rozeta Leka dhe Eugen Kraja. Shkolla artistike ‘Prenk Jakova’ ka një traditë të rëndësishme në vite në klasën e kantos. Aktivitete të tilla japin garanci për vazhdimësinë e klasës kantos në shkollën ‘Prenk Jakova’. Krahas të mësuarit të këngëtarëve të rin të muzikës operistike, profesorët e kësaj shkolle po kendojne dhe lozin në skenë pjesë nga autorë të njohur vendas dhe të huaj.
Opera është një formë e artit , në të cilën këngëtarë dhe muzikantë performojnë një vepër dramatike duke kombinuar tekstin (libreton) dhe bazën muzikore, zakonisht në një mjedis teatral. Opera është pjesë e traditës së muzikës klasike të perëndimit. Ajo ka filluar në Itali në fund të shekullit të 16-të (me veprën e humbur të Jacopo Peris’e Dafne, të kompozuar në Firence më 1598) dhe shpejt u përhap në pjesën tjetër të Evropës: Schütz në Gjermani, Lully në Francë, dhe Purcell në Angli, ku të gjitha ndihmuan për të arritur traditat nacionale të tyre të shekullit të 17-të.
Në këtë koncert u kënduan pjesë nga autorë shqiptarë si, Prenk Jakova dhe Palokë Kurti dhe kompozitorë të shquar të artit opersitik si Puçini, Belini, Rosini dhe Moxart. Artistët mbrëmë kishin improvizuar një ‘mini skenë’ të vogël, për të transmetuar idenë e një teatri, nëpërmjet mizanskenave.
Në këtë koncert Profesoreshë Denisa Hardadhia, dhe këngëtarët e tjerë pjesmarrës, Lukë Mllugja dhe Kejsi Reçi kënduan me nivel të lartë artistik, plot pasion e profesionalizëm.
Soprano Denisa Hardadhia kishte përzgjedhur një repertor shumë te bukur, që shkonte shumë mirë me nivelin dhe aftësitë e saja artistike. Denisa ka një vokal shumë të mirë, zë të ngrohtë, dhe teknikë të lartë vokale. Denisa përdor shumë mirë regjistrin e mesëm me tingull dhe këndon në regjistrin e sipërm, nota të larta të kontrolluara muzikalisht e teknikisht.
Profesor Lukë Mllugja është bas-baritoni me shumë vlera, me zë shumë të mirë dhe potent. Profesor Luka njeh shumë mire shkollën italiane të kantos, mbasi ka studiuar në Itali.
Kejsi Reçi prezantoi një këngëtare me të ardhme, më zë të mirë dhe këndoi me muzikalitet të admirueshëm. Kejsi është një vajzë me nivel shumë të mirë në kulturën e përgjithshme që ka vendosur të ndjeki edhe rrugën e bukur të artit.
Pjesët në këtë koncert u shoqëruan nga pianistët Rozeta Leka dhe Eugen Kraja, që janë pjesë e klasës së kantos. Ata shoqëruan shumë mirë teknikisht e muzikalisht, dhe ndikuan në transmetimin e emocioneve të muzikës operistike të pjesmarrësit në sallë.
Duhet falendëruar gazetarja Linda Doda Kavaja për moderimin profesional dhe artistik. Duhet falenderuar media e Shkodrës, TV 1 Channel për promovimin e muzikës operistike. Në këtë koncert duhet të merrnin pjesë të gjithë mësuesit e muzikës të shkollës artistike dhe nxënësit, por edhe qytetarë të Shkodrës, dashamirës të artit operistik.
Drejtuesi i shkollës artistike ‘Prenk Jakova’, violinisti i mirënjohur Anton Kaftalli, po bën një punë shumë të mirë për të ardhmen e kësaj shkolle, duke mbështetur aktivitete të kësaj natyre mësuesit dhe nxënësit artistë.
Si përfundim po muzikanten e madhe trombisten Alison Balsom që deklaron: ‘Muzika klasike nuk ka nevojë për neve. Jemi neve që kemi nevojë për muzikën klasike’,
Një komentuese në F.B., Fatbardha Behri Kaci shkruan: ‘Është mirë që Bashkia e Shkodrës të organizojë koncerte të tilla në Teatrin ” Migjeni” apo në ambiente të hapura. Kështu tregohet kultura e lartë e qytetit. Kështu dhe edukohen shijet e qytetarëve të brezit të ri. Kështu SHKODRA shfaq fytyrën e saj të VËRTETË, të vlerave të ARTIT’’.