Skandal/ Ambasadori Fate Velaj fshehu kunatën e tij të arratisur nga Shqipëria në kërkim nga SPAK? A është ambasada e Shqipërisë në Austri streha anti-SPAK?

0

Në korrikun e nxehtë të këtij viti, SPAK nxori 4 urdhër-arreste. Bisedat në SKY ECC kishin implikuar rëndë tre emra të sistemit të drejtësisë dhe një biznesmen, njëri prej tyre kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho, lëshoi urdhër-arresti edhe për hetuesen Eriona Daupaj, bashkë me avokatin Radovan Çela, por këta të dy Policia e Shtetit nuk i “kapi” dot, duke ngritur dyshime për dekonspirim të operacionit.

Akuza kryesore për ta ishte implikimi për pushimin e hetimit të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 milionë euro që vinin nga trafiku i drogës.

Prokurori Zarka u arrestua me gjithë telefonin e tij që mbante aplikacionin Sky ECC, ndërsa Eriona Daupaj me Radovan Çelën, u larguan në kohë drejt Austrisë.

Kush i lajmëroi? Kush i strehoi?

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë shtetasin shqiptaro-austriak Fatmir Velaj, i cili prezantohet me emrin Fate Velaj.

60-vjeçari i lindur në Fier, Fatmir alias Fate Velaj, njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama, i cili e promovoi nga piktor e kurator ekspozitash, në deputet dhe më pas ambasador.

Fate Velaj është martuar me Klara Daupi – Velaj, vlonjaten që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare para vitit 2010, duke mbajtur vetëm atë austriake.

Klara Daupi është motra e Eriona Daupaj, të dyja njihen në Vlorë si bijat e Arjan Daupit, një oficer i njohur që ka shërbyer në Ishullin e Sazanit në kohën e diktaturës. Nuk kuptohet pse njëra nga motrat Daupi ka një prapashtesë “aj” në mbiemër, ndërkohë që janë të dyja bijat e Arjan dhe Manushaqe Daupit.

Një mesazh i mbërritur nga Vjena shkruante: “Eriona Daupi që kërkohet nga SPAK strehohet nga kunati Fate në ambasadë… po i bën letrat për shtetësi me emër tjetër.”

Nëse ky mesazh do rezultonte i vërtetë, do ishte një skandal i rëndë për diplomacinë shqiptare dhe vetë qeverinë, që do dilte e implikuar direkt.

Fakti që Eriona Daupi/Daupaj është motra e Klara Daupi-Velaj, gruas së ambasadorit shqiptar në Austri, konfirmohet edhe nga vetë Mark Zuckerberg me Facebook-un e tij, me një navigim të thjeshtë, sado që ato përpiqen të mos ekspozohen. Përse i ruhen faktit që janë motra?

Arian Daupi, babai i vajzës në kërkim, është parë disa herë me ambasadorin Velaj, në selinë e këtij të fundit.

A ka shkuar të takojë njërën vajzë apo të dyja? Kjo mbetet të sqarohet nga SPAK.

Ajo çfarë qarkullon nëpër korridoret e “drejtësisë” së tavolinave është se “Nikita” Daupaj kishte një komunikim kompromentues me shumë “koka” të sistemit të drejtësisë, një prej tyre në Sky ECC mbante nofkën “El Chapo”. Prapaskena

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu