Shqiptarët pa dokumenta në SHBA: Avokati i njohur amerikan Kieran Both sqaron si mund dhe duhet patjeter t’i paguajnë taksat të gjithë

0

Për çështje të emigracionit në SHBA, sqaron avokati amerikani Kieran Both:

Në zyrën tonë na ka ardhur kjo letër: Unë jam një emigrant pa dokumenta, që kam ardhur nga Shqipëria. Nuk kam numër pune, por pavarësisht nga kjo, kam mësuar se jam i detyruar t’i paguaj shtetit amerikan taksa pasi shpresoj që një ditë të fitoj status legal. Ju lutem më thoni  si duhet të veproj Anonim.

Ne të gjithë kemi detyrim t’i paguajmë shtetit taksat mbi të ardhurat. Na pëlqen ose jo ky është ligj.    Në mënyrë që t’i paguajë taksat shtetit, letërshkruesi duhet të aplikojë për një numër idendifikimi të  taksëpaguesit (ITIN)  nga IRS (Internal Revenue Service) dhe pastaj të përdorë atë numër për të paguar taksat . Shërbimi i Emigracionit kërkon që personi që kërkon këtë benefit duhet të ketë manifestuar sjellje të një karakteri të mirë. Kjo do të thotë që qeveria do të shikojë mirë të shkuarën e aplikantit nëse ka histori kriminale dhe nëse ka paguar taksa deri atë knoë. Nëse jo, personit mund t’i kërkohet  të shlyejë taksat e mëparshme para se t’i aprovohet kërkesa  për numrin ITIN- numri i idendifikimit të  taksëpaguesit.

Ligji kërkon që emigrantët pa dokumenta të raportojnë të ardhurat e tyre në qeveri (IRS) sipas të njëjtave regulla që janë edhe për të tjerët që  nxjerrin të ardhura. Në qoftë se një person kërkon të bëjë taksat, por nuk ka numër pune, ai mund të përdorë ITIN  si zëvëndësues për numërin e punës. Duhet kuptuar gjithësesi që ITIN  nuk është leje pune dhe nuk i jep personit autorizimim punësimi . ITIN ka nëntë numra dhe përdoret  vetëm për ata që nuk janë të ligjshëm për numër pune. Mjaft emigrantë të padokumentuar e duan numrin e punës apo ITIN që të hapin një llogari bankare, mirëpo IRS nuk u lëshon numra të padokumentuarëve , veç nëse ata  paguajnë taksat.Një person që fiton $400 (si punëtor që paguhet me ditë) ose punë të pjesëshme është i detyruar të mbushë  formularin për pagimin e taksave.  ITIN është i vlefshëm vetëm për të realizuar procesin e taksë pagimit. Marrja e një dokumenti të tillë nuk i ndërron statusin emigrantit, dhe as nuk i jep të drejtën e punësimit.

Në vazhdim pasja e ITIN nuk është autorizim për të hapur bisnes, por do kuptuar thjesht që i jep mundësinë personit të paguajë taksa.Mjaft bisnese kërkojnë që pronari të ketë leje/ licensë/ për të rregjistruar bisnesin e vet në shtetin ku banon dhe shumica e shteteve u kërkojnë apikantëve të provojnë statusin e tyre legal. Ne sugjerojmë që kushdo që ndodhet në situata të tilla të konsultohet më parë me  një avokat që i njeh mirë ligjet e bisnesit para se të fillojë të hedhw ndonjë hap në këtë drejtim.

Arsyeje të tjera për të patur ITIN.

Personat që nuk kane SSN, por kanë ITIN mund ta përdorin atë për të hapur llogari bankare, për te marrë licensën e makinës ose kartë idendifikimi të shtetit ku banojnë. Në të ardhmen atij mund t’i duhet të provojë kohëgjatësinë e jetesës në atë shtet dhe pagimit të taksave. Ata që kanë ITIN janë të ligjshëm për CTC(Child Tax Credit).

A është e vlefshme ITIN për idendifikim?

Jo, ITIN nuk është  i vlefshëm jashtë sistemit taksor,  si certefikatë e vertete idenditeti, është strikt për processin e taksave.

 Si të aplikoj për ITIN?

Përdorni formularin e riparë Form W-7( Application for IRS Individual Taxpayer Identification Number). Bashkëngjitni  një kopje të taksave federale  dhe e postoni atë në adresën:

Internal Revenue Service
Austin Service Center
ITIN Operation
P.O. Box 149342
Austin, TX 78714-9342

Kur duhet të aplikoj për  ITIN?

Duhet të plotësoni Form W-7 sapo të jeni gati apo në  çdo kohë deri para datës 15 prill, e jo më vonë me qellim që të evitoni gjobë për vonesën.

Kush mund të më ndihmojë për të bërë aplikimin për ITIN?

Telefononi IRS , falas, në numrin 1-800-829-1040 për të marrë informacion lidhur me mbushjen e formularit (Form W-7), ose për të parë stausin e aplikimit tuaj gjashtë javë më von, pasi të keni dorëzuar FormW-7. Ose kërkoni takim  në zyrën përkatëse Taxpayer Assistance Centers (TACs). Aplikantët që gjenden jashtë Amerikës mund të kontaktojnë zyrën e IRS , atje ku janë, për të parë nëse zyra pranon aplikimet (FormW-7)

Çfarë duhet të bëj kur të marr numërin e punës(SSN)?

Me të marrë numrin e punës (SSN),ju duhet të përdorni atë për qëllime taksash, e  jo më ITIN. Duhet t’i shkruani një letër IRS ku të njoftoni se tashmë ju keni marrë numrin e punës . Vini emrin, adresën bashkë me një kopje të numrit të punës dhe e dërgoni në adresën: Internal Revenue Service  
Austin, TX 73301-0057/Gazeta Illyria

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu