Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar ashpër institucionet shtetërore për mosveprim ndaj asaj që ai e quajti “krim elektoral flagrant”. Ai publikoi sërish pamje të disa kartave të identitetit të hedhura përtokë në zonën e Petrelës, të cilat, janë prova të manipulimeve të ndodhura gjatë procesit të votimit.
“Këto janë karta identiteti të gjetura në Petrelë, të hedhura ditën e votimeve. Janë me fotografi, me numër dhe me të gjithë elementët e një karte zyrtare,” deklaroi Berisha. Sipas tij, poseduesit e këtyre dokumenteve janë përjashtuar nga votimi ose janë zëvendësuar nga persona të tjerë që kanë përdorur kartat e tyre për të votuar.
Berisha se SPAK nuk reagoi për ngjarjen, duke thënë se “të gjitha këto krime mbrohen prej tij”. Ai e akuzoi gjithashtu Prokurorinë e Posaçme se po mban një qëndrim pasiv përballë këtyre ngjarjeve.
“Ja ku janë përtokë dokumentet e identitetit, dhe Skapi i partisë, Altin Troplini me kompaninë e tij, nuk mban asnjë qëndrim, nuk jep asnjë konkluzion,” përfundoi kreu i PD-së.
FJALA E BERISHËS:
Pra, këto janë karta identiteti të gjetura në Petrelë.
Këto janë karta identitetit të hedhur përtokë në Petrelë ditën e votimeve.
Këto janë me fotografi, janë me numër, janë me të gjthë elementët e një karte identiteti.
Këta persona janë përjashtuar nga votimi ose me kartat e tyre kanë votuar të tjerët.
Por të gjitha këto krime mbrohen nga Altin Troplini, kjo është e vërteta.
Besoj se këto dy dëshmi tregojnë se proporcionet e përdorimit të kartave si elementë për të privuar, për të mohuar të drejtën e votimit.
Ja ku janë përtokë dokumentet e identitetit, asnjë konkluzion, asnjë qëndrim Skapi i partisë, Altin Troplini me kompaninë e tij.