Pse LaCivita ndezi “zjarr” tek “stani” i Yuri Kim?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Bufi dhe miu, dolën nga stani i kooperativës që kishte ngritur dikur ambasadorja Yuri Kim për gjithë kafshët e korrupsionit të fshatit tonë, mbi 4 shtyllakët që kishte lënë gati Donald Lu.

4 Klanet Mafioze, ishin veshur me lesh deleje dhe u prinin të qetë tufave të veta drejt një pushtetit antiamerikan, edhe për 4 vitet e ardhshme.

Ujqërit e Edi Ramës, si hije tinzare, silleshin nëpër mjegull të SPAK-ut si torollakë të rraskapitur nga i ftohti amerikan, duke ligjëruar për meritokracinë e gjahut dhe ligjin e natyrës, se në mbijetesë, jetojnë bashkë edhe bufi me miun.

Edhe i pari që dha lajmin e fundit, se Chris LaCivita, një amerikan ende i palexueshëm po zbret në aeroportin me emrin e shenjtores Nanë Tereza për të djegur gjithë pyllin e kafshëve të korrupsionit, nuk po shkruan më.

Do Zoti e nuk ka vrarë veten, që t’i bjerë prapë fyllit në vrimën e instikteve, se edhe ndezja e një zjarri i trëmb kafshët grabitqare.

Këtë bëri LaCivita, ndezi një zjarr tek stani i Yuri Kim.

Ky zjarr bubulak, që nuk e kishim parë qysh kur ambasadorja Yuri Kim piqte mish në hell me Altin Dumanin tek koteci i pulave të Donald Lu-së, e dha efektin, Bablok, futja kot vrapit, deri sa të kesh frymë, se edhe po s’të kapi bufi, do të gëlltitë McGonigali.

Shija e munguar në mënynë e natës së gjatë 12 vjeçare për bufin, justifikohet.

Por pranë flakëve, askush nuk është i sigurtë se nuk do ketë erëra të forta ta shpërdajnë flakën e të digjet stani, pasi me një krah dru, nuk bëhet prush.

Poshtë pullazit, Bufi i njohur në mitologji të fshatit tonë si trimi i natës me sy të mëdhenj, sapo u ndje pak ngrohtë, ju vu pas miut të shkretë. Po vrapojnë nëpër rrjetet sociale, studiot televizive dhe rrugët e Tiranës, dhe të gjithë e dinë, se po e kapi aty tek koshasharja e votimeve të 11 majit, një vakt ushqim eshtë miu për bufin.

Gjithsesi, mirë që kemi një arsye të madhe për një pyetje të vogël, se pse LaCivita ndezi “zjarr” tek “stani” i Yuri Kim?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu