Pse Edi Rama nuk u thotë shqiptarëve se ka qenë në búrg në Gjermani dhe Francë, pse nuk flet as Opozita?!

0

Martin Henze, këshilltari politik gjerman në CDU, partia e Angela Merkel, vazhdon që të këmbëngulë, duke pyetur dhe dénoncuar kryeministrin Edi Rama, për një arréstim të mundshëm të tij në Francë në vitet 1993-1994 si tráfikant ikonash.

Henze këtë herë ka replikuar në një status të Edi Ramës me rastin e vizitës së tij në Prishtinë, duke e “informuar” kryeministrin, se dosja për búrgosjen e tij në Francë ende nuk është mbyllur.
“Rama, pse nuk u thua shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar, nëse ke qenë në búrg në Gjermani 1991, dhe në Francë më 1993 / 1994. Në Francë nuk janë mbyllur dhe dosjet nuk janë shkátërruar. Koha po kalon,” shkruan Henze në një postim në Twitter.

Reagimi i tij erdhi pasi Gjergji Thimio, koleksionisti i cili u búrgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si tráfikant i ikonave të vjédhura, ka bërë publike për herë të parë mbrëmë në A-Show në Syri TV përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dénimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjédhje ikonash.
Thimio tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë ákuzë që po bën.

Po, si fundore, çdo shqiptar ka të drejtë të pyesë se pse tek e fundit nuk flet asnjë fjalë opozita?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu