Presidentja ​Osmani në festën e Marinës amerikane, paraqitja e saj merr vëmendje

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një ngjarje ku u shënua festa e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkruar në rrjetin social X, dikur Twitter, se kjo ishte një mbrëmje e bukur.

Një natë e traditës, miqësisë dhe respektit, duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Osmani, ndërsa ka postuar një seri fotosh.

Ndryshe, datëlindja e Korpusit të Marinës së SHBA-së është një festë amerikane që shënohet çdo vit në nëntor me një ceremoni tradicionale të prerjes së tortës. Atë ditë në vitin 1775, u krijuan Marinsat Kontinentalë.

Në këtë ngjarje nderohet përkushtimi dhe angazhimi i grave dhe burrave në uniformë, të cilët po ashtu kontribuojnë për paqe edhe në Kosovë, ndërsa ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindoni si dhe nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Por presidentja mori vëmendje me paraqitjen elegante, ndryshe nga herët e tjera, me një fustan të zi. Osmani mbante në duar një portofol po ashtu të zi, ndërsa flokët i kishte të kapura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu