pas një viti zgjedhje të parakohshme vendore. Përballë Veliajt, kandidatë: Jorida Tabaku ose Agron Shehaj

0
Edi Rama i mori zgjedhjet parlamentare. Nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë surprizë të pritshme për PD dhe LSI. Në shtator fillon parlamenti i ri.

Lulzim Basha e ka të sigurtë mandatin si kryetar në PD. Por një parlament me 63 opozitarë të gatshëm për terror dhe përballje me Edi Ramën do jenë një urë zjarri drejt zemërimit popullor.

Ndaj Edi Rama do jetë në sikletin e përballjes me opozitarët, por pikësëpari edhe me mosdekretimin nga Presidenti Meta, i cili nuk besohet se do t’ia jap dekretin Ramës për kryeministër. Nëse e dekreton njeh zgjedhjet që deri tani thotë se janë të blera e të manipuluara. Po firmosi do ti duhet të mbajë premtimin për dorëheqje si President.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk do të arrijë shkarkimin e Presidentit, pra në shtator Ilir Meta do jetë President.

Ndaj, mundet, për të gjetur shtigje kompromisi me PD apo Presidentin, Edi Rama do mundohet të lëshojë pushtet që të mbajë qeverinë.

Një nga sinjalet që ka dërguar kryeministri herë në PD, por edhe në presidencë, është se mbetet i gatshëm të firmosë zgjedhje të parakohshme parlamentare vendore në mënyrë që të mbajë qeverinë pa probleme dhe pa protesta. Mundet të gjejë shtigje kompromisi edhe me Presidentin Meta, duke bërë sikur e shkarkova dhe rri mirë me amerikanët, e nga ana tjetër kushtetuesja nuk e shkarkon.

Dhe mbetet i justifikuar te Kim dhe DASH.

Natyrisht që shkarkimi i Metës është një idiotsi e madhe pasi nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.

Ndërkohë Edi Rama hedh në oborrin e PD, por edhe të Metës, kokën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në Tiranë dy janë figurat kryesore përballë Erion Veliajt që mund të kandidojnë nga PD, Jorida Tabaku ose Agron Shehaj.

Dhe do jetë betejë e vështirë për Erion Velianj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu