Nxehen keq marrëdhëniet e Ramës me amerikanët, akuzon si të pavërteta dhe raporte nënkontraktuesish qëndrimet e DASH, ngre në qiell profesionalizmin e BE

0

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del inati me amerikanët, ndërkohë që ka thelluar konfliktin me ta, pas rreshtimit të tij krah Serbisë dhe indirekt krah Rusisë. Gazeta “SOT” herë pas herë ka vënë në dukej se raportet mes Ramës dhe SHBA janë “ftohur”, ndërkohë që çdo ditë që kalon, po faktohet një gjë e tillë.

Dje kryeministri Rama ka shigjetuar dhe hedhur kunja në adresë të amerikanëve, e veçanërisht Departamentit Amerikan të Shtetit dhe YuriKim. Këtë të fundit Rama e ka krahasuar me sekretarët e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe i ka kërkuar të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë, ndërkohë që DASH e sulmoi pak muaj më parë, për të cilin tha se bën raporte “copy-paste”, referuar atij të vitit 2021 për Shqipërinë. Por duket se “karshillëku” e shefit të qeverisë shqiptare ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vjen dhe shtohet. Dje kreu i ekzektuvin i ka thumbuar indirekt amerikanët dhe këdo që nxjerr raporte për Shqipërinë, teksa përmes një statusi në rrjetet sociale, ua ka bërë të qartë se nuk i merr për bazë ato. Sipas tij, të vetmet raporte që tregojnë dhe skanojnë punën e qeverisë që ai drejton janë atë të dalë nga zyrat e Bashkimit Europian. “Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorëpart-time”, ka shkruar Rama në një postim në Tëitter.  Megjithatë, reagimi i kryeministrit Rama vjen edhe pas publikimit të raportit “ËorldJustice Project” për Treguesin e Shtetit Ligjor, ku thuhej se Shqipëria renditet në vendin e 87-të, 4 vende më poshtë se Vietnami komunist.

Rama kritika DASH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e konsideruar këtë të fundit “copy-paste”.Reagimi i kryesocialistit erdhi në median sociale Tëitter përmes një statusi në prill të këtij viti, ndërsa kryeministri shqiptar e krahasoi reagimin e opozitës (Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka) me një “shpërthim peshku”. “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shkroi asokohe Rama.

Detaje nga raporti i DASH për Shqipërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të martën e 12 prillit një raport lidhur me të Drejtat e Njeriut në Shqipëri përgjatë vitit 2021. Sipas autoriteteve amerikane, problematike mbetej pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni. Në raport sqarohet se problematike vijon të jetë procesi vetingut, kufizimi i lirisë së shprehjes dhe shtypit, si dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet bashkiake.Po ashtu, DASH ka cilësuar se qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare apo shtetërore.“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.Ndërkohë, sipas Departamentit të Shtetit, problem mbetet e drejta e pronës, veçanërisht procesi i zgjatur i kompensimit dhe nivelet e ulëta të kompensimit për pronën e shpronësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu