Nesër në “Lule të vetmuara”, Mesude përballet me Ejlylin, a do ta besojë ajo të bijën?

0

Mesude kërkon shpjegim nga Kemali kur e sheh shtëpinë të shkatërruar. Kemali ia lë fajin Ejlylit dhe ia mbush mendjen me gënjeshtra Mesudes. Kemal thotë se Ejlyli i kërkoi të bëhet i dashuri i saj. Mesude nxehet kur e dëgjon këtë dhe nuk mund ta besojë që e bija e ka bërë diçka të tillë.

Serkan i xhindosur nga ato që ka dëgjuar shkon të përballet me Kemalin. Serkan kërcënon Kemalin dhe rrihet me të. Mesude përballet me Ejlylin dhe kjo e fundit i tregon që Kemali tentoi ta përdhunojë dhe pret që e ëma ta besojë. Por Mesude mban anën e Kemalit si çdoherë dhe qëllon me shuplakë të bijën.

Ejlyl është më e lënduar se kurrë nga e ëma. Kader i tregon Mesudes se Ejlyli shkoi në shtëpi për të marrë diskun. Seher fillon punë në një shtëpi por përballet me një klient të lokalit ku punonte. Emine i del në mbrojtje Ejlylit. Songyl, Kader dhe Xhemre hyjnë fshehurazi në shtëpinë e Kemalit për të marrë diskun./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu