Nëpër ëndje

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Nëpër ëndje
Fjollë, pres të të takoj,
Ty moj rreze ditë për ditë,
Asnjëherë rrugën se gabon,
Se t’kam msu, me të pritë,
Pëqafohemi lezetshëm,
Lehtësia krahët mi falë,
Moj rrjedh kalo ti gëzueshëm,
Se s’përsëritesh dy her kurrë,
Zgjolla ty që mos me mbetë,
Në mes të mureve mbyll në çels,
E mora këtë, t’më zboj territ,
Të dal gjetiut e të shoh dritë,
Në mos iksha nëpër ëndje,
Në dënim jeta më shkon,
Krahët s’përtojnë e hedhin valle,
Edhe mua aty më ftojnë,
Nuk me pyesin her pas here,
Veç shoh veten atje larg,
Kënaq takime të lezetshme,
Përsëri kthehem,këtu jam prapë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu