Mbyllet seanca për ndryshimet statutore në PD/ Palë në proces Bardhi dhe Rithemelimi

0

Këtë të enjte u zhvillua në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e PD-së për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Çështja u shqyrtua nga gjykatësi Niko Rapi. Palë në këtë proces është dhe Rithemelimi, pasi ka kërkuar që gjykata të mos e regjistroje statutin e ri të kryedemokratit Basha pa u shqyrtuar çështja në themel.

Në këtë seancë togat e zeza njohën si palë të tretë përfaqësuesin ligjor të Gazment Bardhit dhe Rithemelimin.
Në lidhje me palën e tretë, gjykata vendosi të legjitimojë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj. Ndërsa përfaqësuesit e Rithemelimit, Çlirim Gjata dhe Franci Nuri, nuk u pranuan për shkak se nuk kane tagrat e duhur te përfaqësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu