Marrëveshja Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Escobar: Është çështje javësh

0

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij ditën e sotme në Kosovë është shprehur pozitiv për mundësinë e një dialogu Kosovë-Serbi.

Ai ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh dhe se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësve të vendosin afate kohore.

Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.

Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Gabriel Escobar në vizitën e tij sot në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.  Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Escobar do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike në opozitë.

I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve pritet të mbërrijë në Beograd ditën e nesërme, ndërsa do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, si edhe me kryeministren Ana Brnabiç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu