Mahir i kërkon Ozlemit të abortojë fëmijën, Sema i del kundër, ja ç’do ndodhë nesër

0

Orhan vendosë ta ndjekë çështjen pasi mendon se dikush e ka ndihmuar Xhengizin. Arzu shqetësohet. Familjen e Selimit e thërrasin në komisariat për të dhënë dëshmitë. Xhenet sheh plagën e Kajas. Ai i thotë se bëri një aksident të vogël. Xhenet i kërkon falje Kajas që dyshoi tek ai. Kaja e fal Xhenetin dhe i premton se një ditë nëna e saj do vijë tek ata. Selim, Nilgyn dhe Ozlem japin dëshmitë e tyre. Orhan i tregon Semës se Xhengiz i ka shitur tokat Kajas pa i marrë asnjë para.

Xhenet shikon fotot e vjetra të Kajas. Selim shkon në shtëpinë e Kajas dhe e pyet nëse i ka bërë ai fotografitë e vrasjes së Rëzait. Ai kërcënon Kajan se do e zbulojë të vërtetën. Kaja ngre dorën t’i gjuajë Selimit. Selim sheh Xhenetin dhe ndal Kajan. Melisa zihet me Orhanin dhe mbron Selimin. Ozlem shkon në shtëpinë e Sojerëve për të kërkuar falje. Mahir përzë Ozlemin. Ozlem i thotë Mahirit se nuk mund të sillet kështu me të pasi mban në bark fëmijën e tij. Melisa habitet kur mëson se Ozlem është shtatzënë. Mahir i thotë Ozlemit se nuk e do më atë dhe as fëmijën. Ai përzë Ozlemin me forcë nga shtëpia. Mahir urdhëron Ozlemin ta abortojë fëmijën. Ajo nuk pranon. Mahir i thotë ta rrisë vetëm fëmijën pasi ai nuk do bëhet bashkëshorti i saj. Arzu shkon në shtëpinë e Kajas. Melisa e ndjek. Arzu i thotë Kajas ta vrasë atë ose veten sepse ajo nuk do bëhet kurrë e tij. Kaja i thotë se tashmë ai ka vdekur dhe i tregon plagën që i shkaktoi ajo. Kaja kërcënon Arzun se do ja shkatërrojë jetën. Arzu largohet. Melisa sheh se Arzu ndodhej në shtëpinë e Kajas. Ajo telefonon Arzun dhe e pyet ku është. Arzu e gënjen. Xhenet ka frikë se mos Selimit i ndodh diçka. Orhan i ndjek dhe mllefoset kur sheh Selimin duke e puthur Xhenetin. Nilgyn i thotë Ozlemit të abortojë fëmijën. Ajo nuk pranon. Nilgyn e përzë nga shtëpia. Ozlem e kërcënon se do i tregojë Selimit që ajo ka qenë shkaktare e aksidentit të prindërve të tij. Nilgyn i tregon që në regjistrime shkruhet se aksidentin e ka bërë Xhengizi. Ajo kërkon të shpëtojnë nga foshnja. Ozlem nuk pranon. Selim vjen në shtëpi dhe i dëgjon. Ai i qëndron pranë Ozlemit. Melisa shkon në shtëpinë e Kajas dhe e pyet çfarë lidhje ka me Arzun. Kaja i tregon që ai dhe Arzu janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ai kërcënon Melisën të qëndrojë larg Xhenetit. Ajo nuk trembet dhe kërcënon Kajan se do e vrasë atë dhe Arzun nëse përpiqen ta mbajnë larg motrës së saj. Sema shkon në shtëpinë e Selimit. Ajo i kërkon Ozlemit ta lindë foshnjën. Nilgyn i thotë se në shtëpinë e saj nuk ka vend për atë foshnjë. Sema e fton Ozlemin në shtëpi. Të gjithë tronditen. Sema u thotë se Ozlem do jetojë në shtëpinë e tyre. Arzu, Mahir dhe Orhan kundërshtojnë. Arzu i kërkon Melisës të largohen nga shtëpia por ajo nuk pranon. Dy familjet shkojnë në kompani për mbledhjen. Selim i jep të gjitha aksionet familjes Sojer por Nilgyn kundërshton. Kaja vjen papritur në mbledhje. Nilgyn propozon që Kaja të bëhet ortak i kompanisë Sojer./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu