Lëvizte i armatosur, procedohet i mituri në Mat

0

Një 17-vjeçar ka terrorizuar banorët në fshatin Stojan në Mat pasi lëvizte i armatosur ma armë gjahu.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

Arma e gjahut dhe municioni luftarak janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I mituri është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu