Lajm i Rëndë: Presidenti Ilir Meta i shqetësuar për një atentat…

0

Ministria italiane e Mbrojtjes informon se trupat ushtarake italiane në Irak kanë rënë pre e një atentati me bombë artizanale, në Palkana në jug të Erbil.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm e 5 ushtarakë italiane kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre  janë në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta i cili shkruan se e ka përjetuar shumë keq këtë lajm.

Meta shkruan:

“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.
Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu