Ilir Meta në hall të madh

0

Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK ka reaguar për sulmin që i bëri Ilir Meta, i cili e quajti si një kallëzues të rremë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kara shkruan se Meta është në hall të madh, ndërsa thotë se ish-presidenti kishte gjithë kohën për ta kallëzuar për kallëzim të rremë, por nuk e ka bërë.

Më tej, juristi shton se edhe sikur të ishte dënuar 100 herë, kjo nuk i heq të drejtën për të kallëzuar korrupsionin e pushtetarëve apo ish-pushtetarëve.

“Likja kishte gjithë kohen e duhur, për të më kallëzuar për kallëzim të rremë, por, kurrë nuk e bëri, pasi besoi se, kurrë nuk do të vinte dita e së vërtetës për të. E këshilloj të interesohet në Gjykatën e Apelit Tiranë, për t’u informuar për pafajësinë time.

Edhe nëse do të isha i dënuar 100 herë, për çfarëdo lloj vepre penale qoftë, ligji nuk ma heq të drejtën, për të kallëzuar çdo vepër penale, përfshirë edhe korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve. Përkundrazi, moskallëzimi do të ishte realisht vepër penale.

Kjo çështje, korrupsioni i aferës DIA-CEZ, nuk është hapur dhe mbyllur asnjëherë më parë edhe pse ka mbi gjashtë vjet në prokurori. Pra është Meta qe gënjen, shpif dhe mikson çështjet, sipas interesit të tij. Megjithate, duhet t’a kuptojme se, realisht është në hall te madh…”, shkruan ai.

Pas daljes nga SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr, sipas tij, vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Meta u shpreh se u pyet nga prokurorët si person që ka dijeni për rrethanat, sa i takon çështjes së hetimit për aferën CEZ-DIA. Ai ritheksoi se emri i tij nuk ndodhet në asnjë akt apo dokument. Ai pretendoi se padia është bërë nga një kallëzues i rremë që është i dënuar për dhunë në familje, duke ju referuar juristit Romeo Kara.

“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu