Humbja e së ëmës ndryshon aktoren turke, 26-vjeçarja humb peshë në mënyrë drastike

0

Aktorja e njohur tuke, Hande Erçel prej disa kohësh është duke kaluar një fazë të vështirë të jetës së saj. Prej disa muajsh ajo është ndarë nga i dashuri, Murat dhe në fillim të këtij viti humbi njeriu më të shtrenjtë, të ëmën. Të gjitha këto kanë ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër dhe me sa duket aktorja është duke e përjetuar shumë keq. Në postimet e bëra së fundmi në rrjetet sociale, Hande duket e tjetërsuar, pasi ka humbur shumë kile dhe nuk ka treguar aspak kujdes për veten e saj.

Duke e krahasuar me Handen që njohëm tek “Perla e Zezë” aktorja shfaqet më e dobët se kurrë dhe kjo gjë i ka shqetësuar shumë fansat e saj. Nëpërmjet komenteve ata shprehin keqardhje për gjendjen e aktores dhe përpiqen ta ngushëllojnë nëpërmjet mesazheve./revistawho.com

-640-0-5c48241c75243.jpg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu