Gara për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim: Procesi i përzgjedhjes të jetë pa manipulime

0

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka bërë thirrje që zgjedhjet për kreun e ri të SPAK-ut të jenë pa manipulime.

Ajo thotë në një postim në Twitter se, taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë dhe thekson se SPAK duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu