Frrok Çupi deklaron: Albin Kurti nuk bëhet kryeministër

0

Përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës kanë bllokuar institucionet e Kosovës. Ngërçi i krijuar mes tyre është tek posti i Presidentit që për LDK është një kusht i panegociueshëm.

Ditën e sotme analisti i mirënjohur Frrok Çupi i cili ka bërë një parashikim të fortë, duke u shprehur se Albin Kurti nuk do të bëhet kryeministër.

Në vështrimin tim një ngërç në formimin e qeverisë së Kosovës unë e kisha parë ose si me thënë ishte e paraparë.Për arsye të dy faktorëve madhor, faktori i parë është kriza e cila në çdo moment, ku realisht në Kosovë kishin një krizë të pa shpallur por kishin krizë besimi ndaj partive tradicionale dhe kjo ishte një krizë.

Gjithmonë krizat formojnë pa siguri politike.Fitorja e Vetëvendosjes ishte një pasqyrë e krizës, ishte për inat të vjehrrës dhe filozofia e VV-së është një filozofi jashtë realitetit.Unë kam një intuitë që ai nuk ka për ta marrë kurrë përgjegjësinë e ndërtimit të një qeverie se nuk mund ta bëjë. Kam përshtypjen se Kurti nuk do të bëhet kryeministër.” – tha Çupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu