Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri më i afërt i shqiptarëve, kanë vendosur të pastrojnë njëherë e mirë Shqipërinë nga maskarenjtë dhe hajdutët.
Pas shpalljes të padëshiruar të gati gjithë kupolës së prokurorisë dhe të gjykatave të të gjitha niveleve, duke iu revokuar vizat, tashmë radha për t’u shpallur “non grata” i ka ardhur politikës.
Sikurse ka paralajmëruar “Pamfleti” një vit më parë e në vijimësi, SHBA do të shpallte të padëshirueshëm duke mos e lejuar të hyjë në kufi ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, përfshirë dhe djalin Shkelzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.
Kjo është vendosur këto dy javë, dhe pritet vetëm zbardhja e vendimit të qeverisë amerikane, që do të firmoset nga sekretari i Shtetit, ashtu sikurse u veprua me Adriatik Llallën e familjen e tij.
Në radhë janë politikanë të tjerë, mes të cilëve dhe Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, por është në “projeksion” dhe Edi Rama.
Por nga ana tjetër sikurse ka paralajmëruar sërish “Pamfleti”, ka filluar bllokimi nga ana e organeve ligjzbatuese amerikane i pasurive të politikanëve shqiptarë, të vëna me korrupsion.
Pasuritë e Berishës, Metës, Ramës, Bashës, ministrave dhe ish ministrave të PS, PD e LSI dhe zyrtarëve të lartë e familjarët e tyre, janë nën “shënjestrën” e organeve ligjzbatuese amerikane.
Mësohet se FBI ka marrë në dorë listën e zbardhur të këtyre pasurive jashtë vendit dhe brenda vendit, dhe pas një “kryqëzimi” formal, do të konkludojnë shumë shpejt në bllokimin e këtyre pasurive jashtë vendit. Të cilat do të jenë të humbura për ta, pasi e kanë të vështirë të lëvizin, për shkak të revokimit të vizave nga ana e qeverisë amerikane.
Në këtë mënyrë sulmi në front të gjërë kundër politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, nga ana e organeve ligjzbatuese amerikane, pritet të rikthejë në arkën e shtetit miliona e miliona dollarë të grabitur nga këta maskarenj, vit pas viti.