Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës.
“Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës së të drejtave të njeriut, punonjës civilë, artistë dhe familjet e tyre.”, shkruan mes të tjerash Alex Sorosi. Ai është kujdesur që të mbulojë edhe fytyrat e fëmijëve.
Punonjësit e Fondacionit të Sorosit mbërritën me avionin e parë, ndër ata avionë që kanë ardhur deri tani në Shqipëri për të sjellë afganë.