Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, tha dje në Çim Peka Live në Syri TV, se SPAK apo gjykatat përdorin standard të dyfishtë kur bie fjala për njerëz që janë të lidhur ngushtësisht me pushtetin.
Si shembull për këtë, ai solli përgjigjen e Altin Dumanit, kreut të SPAK, e cila i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të në lidhje me ecurinë e hetimeve për pronarin e Report TV, i cili sipas Këlliçit, në mënyrë antiligjore ka përvetësuar 4 mijë metra katrorë tokë në Njësinë Nr. 7 e destinuar për shkollë.
Duke e quajtur me ironi Bolinon si “nipi i Begejave”, Këlliçi thotë se SPAK e ka identifikuar çështjen si “vepër penale pa autor”, ndërkohë që autorët në këtë aferë janë Karlo Bolino, Edi Rama dhe Anila Denaj.
“Karlo Bolino “nipi i Begejasve”, i cili ka dalë me 4 mijë metra katror truall, dhe që shan e shpif tërë ditën opozitën nga mëngjese në darkë, është kallëzuar zyrtarisht në ajnar të këtij viti nga një grup deputetësh të partisë demokratike dhe në një padi të veçantë nga sekretari i PD Flamur Noka për dy çështje të ndara. Një për përfitim të paligjshëm të fondeve publike me kompaninë e tij, dhe tjetra për grabitjen e 4 mijë metrave katrorë në njësinë numër shtatë, aty ku banorët skano asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe, të vetmin truall të destinuar për shkollë ta merr “nipi i Begejave” Karlo Bolino, se kështu i bije se ajo është tokë e fisit Begeja, dhe të ndërton një ngrehinë që e quan TV. Në muajin korrik të këtij viti zoti Noka i dërgon një shkresë zotit Dumani ku i kërkon se në çfarë stadi janë hetimet. Pra ne i bëjmë gati dhe veprimet hetimore, pikërisht ne që kundështokemi SPAK, i vijmë dhe në ndihmë, se s’kemi ç’bëjmë SPAK-u është aty dhe atij do i shkruajmë, ja bëjmë gati të gjitha veprimet hetimore, për të sekuestruar dosjet, për të bllokuar praktikat e të gjitha dhe çfarë ndodh. Më datë 23 korrik nga zoti Dumani vjen një përgjigje ku thuhet. “Në përgjigje të këkesës suaj ju informojmë se në bazë të kallëzimit tuaj, prokuroria e posaçme ka regjistruar procedimin penal numër 14 2024, aktualisht i regjistruar në regjistrin e veprave penale pa autor”. Pra ne kallzojmë në SPAK Karlo Bolinon, Edi Ramën, Anila Denajn këta thonë: ne kemi regjistruar veprën por e kemi regjistruar pa autor. Kjo shkresë vjen pas shtatë muajsh që janë çuar nja 700 faqe dokumenta për këtë rast”, tha Këlliçi.
Por sipas drejtuesit politik të Tiranës, kur vjen puna tek veprimet e drejtësisë për sa i përket opozitës peshorja nuk është njësoj. Kështu më 27 shtator të këtij viti “nipi i Begejave”, Karlo Bolino, ka depozituar në SPAK një padi për Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin, ku i akuzon këta të dy për shpifje, në lidhje me rastin në fjalë, pra rrëmbimin e 4 mijë metrave tokë ku ai ka ngritur televizionin e tij. Por gjykata në kohë rekord hedh shortin, cakton gjyqtarin, datën e seancës, por me sa duket harron të dërgojë njoftimin për të paditurin. Sipas Këlliçit, njoftimi në për seancën i është dërguar datën e 25 nëntorit pas përfundimit të seancës.
“Çfarë ndodh. Më 27 shtator ‘Nipi i fisit Begeja, Karlo Bolino hedh në gjyq për shpifje Jamarbër Malltezin dhe belind Këlliçin, për akuzat që ne i kemi bërë. Padia më ka ardhur vetëm para katër ditësh dhe është bërë më 27 shtator bashkë me dosjen e plotë dhe në harkun kohor të dy muajve regjistrohet padia e Bolinos, hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari caktohet seanca e parë që mban datën 25 nëntor . Dhe ditën që është seanca e parë, në po këtë ditë pra më 25 nëntor, pasi kishte mbaruar orari i seancës vjen njoftimi zyrtarisht në PD me zarf, për të thënë që u njoftuam dhe spaskemi shkuar për të thënë se kemi frikë Bolinon. PO i nxjerr këto letra për tja bërë të qartë bolinose se këmba këmbës nuk i ndahem, se mos kujton se i jemi shmangur. Këmba këmbës me bolinon por sa të vemi përpara këto punët e tjera. Dhe të gjitha këto po jua tregoj për të treguar standardin e dyfishtë të “heronjve të fëmijëve tanë” dhe të gjykatave tona që për një hajdut të terrenit që ishte dhënë për shkollë në njësinë shkallë, nuk identifikohet autori” tha Këlliçi.