“Elisa” e ambasadës amerikane

0

Elisa Spiropali do mbahet mend gjatë vetëm për dy gjëra.

E para  do kujtohet për 5 milionë eurot që i zhvati nga Doganat dhe që e kapatultuan në botën e luksit të shfrenuar, por që vazhdojnë ta mbajnë peng dhe e detyrojnë të lëshojë marrëzira në mbrojtje të qeverisjes më të korruptuar jo vetëm në Europë.

E dyta lidhet pikërisht me këtë punën e marrëzirave që këput. Ajo do kujtohet se ka mbrojtur çdo krim dhe korrupsion të qeverisë me shprehjen ‘këto ndodhin edhe në botë perëndimore, madje bëhen filma’.

Por mos mendoni se kjo është vetëm një lajthitje që frymëzon memet online.

Ajo është pjesë e një strategjie që përdorin diktatorët moderne për të treguar se korrupsioni i tyre nuk dallon nga ai i Perëndimit.

Njësoj me stilin e Spiropalit, këto dy ditë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po rishfaqet si ministre e Edi Ramës, që mbron antikorrupsionin në Shqipëri.

Po nëse Spiropali është peng i miliona eurove dhe përsërit si suflere ato që dëshiron Rama, pse Yuri Kim e merr këtë rol?

Se pse e bën ajo këtë gjë, nuk do shumë mend për ta kuptuar.

Por mbi të gjitha, pse përdor retorikën e Spiropalit dhe Ramës, kur u thotë shqiptarëve se korrupsion bëhet edhe në SHBA dhe se edhe atje po e luftojnë këtë fenomen?

Pse spiropalizohet për të mbrojtur të pambrojtshmen?

Pikërisht në ditën kur SELDI publikon një raporton që thekson se korrupsioni në Shqipëri është më i larti në rajon. Në raport thuhet se shteti është i kapur, një term që ndërkombëtarët e Kim dhe sojit të saj, e kanë zhdukur nga qarkullimi

Fushata e Kim për të mbrojtur antikorrupsionin vjen në ditën kur prokurorët e SPAK akuzohen me prova konkrete se kanë mbuluar mega-aferën e inceneratorëve për të mbrojtur kokat e vërteta, Arben Ahmetajn, Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Për super-skandalin e e Portit të Durrësit as nuk bëhet fjalë për hetime.

Drejtësia e re dhe SPAK janë një zhgënjim kaq i madh për shqiptarët, sa edhe sondazhet më bujare tregojnë se është institucioni më pak i besuar në vend.

Edi Rama po e ‘zbon’ Yuri Kim nga vendi pikërisht pasi ka rrëzuar çdo standard normal demokratik dhe pasi ka bllokuar rotacionin me lejen e saj.

Antikorrupsioni është dështimi më i madh, ndaj ajo po rend të spiropalizohet më shumë se vetë Elisa.

Ky është rast unik në diplomacinë botërore.Syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu