Edi Rama “injoron” protestën e pedagogëve, ja postimi që bën në Facebook

0

Në një moment që pedagogët po protestojnë për rritje pagash dhe përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor, kryeministri Edi Rama i ka “injoruar” këta të fundit duke vazhduar i qetë me agjendën e tij.

Rama ka njoftuar në Facebook se ditën e sotme partitë Socialiste Europiane do të mblidhen në Berlin për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta që po has kontinenti, nga inflacioni i luftës deri tek kriza e energjisë.

Forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në PESCongress, ku do të diskutojmë se si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë”, shkruan Rama në Facebook.

Ditën e sotme pedagogët kanë dalë sërish në protestë para Universitetit të Arteve teksa kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre. Mes kërkesave që ata i kanë konsideruar si të panegociueshme janë rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës, si dhe rritja e financimit për kërkimin shkencor. Kjo protestë vjen pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, ku pedagogët kanë paralajmëruar se do të ketë bojkotim, pasi janë kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagës me 7 %.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu