Edi Rama: Asnjë nuk donte ti merrte iranianët, hapëm dyert me një çmim të frikshëm

0

Edi Rama tha se në një kohë kur askush nuk donte ti merrte iranianët ndërkohë që ata vriteshin Shqipëria hapi dyert për ta.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë tha se kjo erdhi me një çmim të frikshëm që ishte sulmi kibernetik.

Dhe pse Shqipëria u përball me një sulm të tillë Rama thotë se e vetmja gjë që vendi ynë mori ishin disa deklarata solidariteti dhe jo përkrahje financiare.

Edi Rama: Asnjë nuk donte ti merrte iranianët. Ata vriteshin çdo javë në kampin “Liria” në Irak. Kështu që vendosëm të hapnim dyert për ta dhe kjo erdhi me një çmim dhe çmimi ishte shumë i frikshëm. Edhe pse sulmi nuk ia arriti të fshinte të dhënat ne ja dolëm të kthenim sistemet në punë. Megjithatë, e di? Morëm disa deklarata solidariteti ç’ka është gjë e mirë por deri tani  nuk po shohim më shumë se aq. Nuk dua ta kthej në histori financimesh por ka të bëjë edhe me financimet. Ne jemi i vetmi vend në Europë që është 100%i gjelbër kur vjen fjala për prodhimin e energjisë kështu që kur zoti nuk qan mjaftueshëm ne kemi probleme dhe na duhet të mbështetemi te importet dhe këtu ka një problem nuk mjaftojmë të bëjmë deklarata dhe të përgëzojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu