Edhe Argita si Monika; nuk i deklaron pagesat për 7 operacionet plastike

0

 Të parin e ka bërë në Paris në moshën 12-vjeçare me 3 faza gjatë vitit 1984, kur Sali Berisha ishte pjesë e familjes së Enver Hoxhës e shkonte lirshëm në Francë, ndërsa operacionet e tjera i ka bërë pas vitit 2005, kur ndërhyrjet për “remontin” e pamjes dhe strukturës trupore, u bënë modë për gratë e pasura

Prej afro 1 muaji, në SPAK janë depozituar 3 kallëzime penale, lidhur me operacionet plastike dhe trajtimet e tjera fizike me vlerë totale 1 milion Euro, që Monika Kryemadhi ka bërë në trup e fytyrë, për t’u bërë “gocë e re”  në pamje e parametra fizikë.

Kushdo ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet dhe të mos japë llogari për vlerat financiare që harxhon, por ashtu si Monika Kryemadhin, ligji për deklarimin pasuror detyron dhe vajzën e ish-presidentit, ish-kryeministrit e deputetit aktual Sali Berisha.

Sipas formularëve, rezulton se edhe Argita e Saliut, ashtu si Monika e Ilirit, nuk i ka deklaruar shpenzimet për operacionet plastike që ka bërë, megjithëse për shkak të strukturës së fytyrës e trupit, ka bërë disa ndërhyrje e shumë trajtime në vlerë  disa dhjetëra mijë Euro.

Sipas kartelës mjekësore personale, rezulton se operacioni i parë plastik me 3 faza, Argitës i është bërë në moshën 12-vjeçare gjatë vitit 1984 në Paris, kur Sali Berisha ishte pjesë e familjes së diktatorit Enver Hoxha dhe shkonte lirshëm në Francë për kualifikime.

Ndërsa 7 operacionet e tjera plastike, Argita Berisha i ka bërë pas vitit 2005, kur filloi të bëhej milionere prej pushtetit të babait; dhe ndërhyrjet për rregullimin e pamjes e strukturës trupore, u bënë një rivalitet i zakonshëm për gratë e pasura të skenës, biznesit e pushtetit.

Në fakt, i pari për ta deklaruar çdo të ardhur e shpenzim të Argitës për operacionei plastike, e ka detyrim Sali Berisha, pastaj e ka detyrim paralel edhe vetë Argita, si person i lidhur me subjektin deklarues, që është babai i saj ish-president, ish-kryeministër e deputet.

Vajza e Sali Berishës, nuk ia kalon as në numër operacionesh plastike e as në vlera shpenzimesh financiare gruas së spiunit I.M., por sado mijëra Euro më pak qofshin, Argita e ka detyrim ligjor t’i deklarojë./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu