E tmerrshme: Shkrumbohet simboli i Parisit! Katedralja e Notre-Dame në flakë. U ndërtua në 182 vjet, u shua në pak minuta!

0
Zjarr në Katedralen e Parisit. Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, e cila është një prej monumenteve historike më të vizituara në Evropë.

FRANCË- Shkrumbohet nga flakët simboli i Parisit! Pasditen e sotme, Katedralaja e Notre Dame-it u përfshi nga flakët. Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe disa helikopterë që po fluturojnë mbi zonë. Katedralja, një monument emblematik i Parisit e ndërtuar midis viteve 1163 dhe 1345, tërheq rreth 13 milionë vizitorë çdo vit. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 20:23- Rrëzohet kupola e përfshirë nga flakët 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu