E mohoi lidhjen dhe ç’nuk tha, “Rejan” kapet mat me të dashurin

0

Aktorja turke Ebru Sahin e cila është shumë e njohur nga roli i Rejanit, ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke. Gazetat turke shkruanin se aktorja është në një lidhje me basketbollistin turk Cedi Osman. Madje sipas tyre dyshja po i kalonin pushimet bashkë.

Pas këtyre lajmeve, Ebru reagoi e indinjuar duke i hedhur poshtë thashethemet dhe duke shkruar se gazetarët po shpiknin lajme të rreme. Megjithatë mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta pasi aktorja është kapur mat me basketbollistin.

Ebru dhe Cedi u fotografuan të kapur dorë për dorë nga paparacët teksa dilnin nga një restorant. Duke parë që nuk mund t’i shpëtonin atyre, çifti përshëndeti dhe konfirmoi kështu lidhjen e tyre. “Gjithçka po shkon shumë mirë”-u përgjigjën ata kur u pyetën nga gazetarët sesi po shkon lidhja e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu