Dokument për SPAK/ Kontrata u firmos nga Ardi Veliu; faktet që provojnë se është “koka” e pazarit nën kapelen 350 Euro

0

U hesht për rastin e kapjes nga grupi mafiaz “Ndraghet’a”/ Kryepolici që e ka kthyer Shqipërinë koloni të krimit; duhet thirrur e hetuar për pazarin në këtë krim financiar me vjedhje 10.8 milionë Euro, duke porositur 726 artikuj, ndërsa në magazinë futi 262 artikuj më pak, ose sa vlera e 239 mijë e 985 uniforma policore; vjedhje që shkoi në xhepin e mikut të tij Ismail Kadiu, prej të cilit ka blerë edhe armatime e municione luftarake, që sipas raporteve dyshuese të SHISH, janë me burime trafiku nga qarqe ruso-turke-qipriote dhe duhen hetuar nga Komisioni i ri Parlamentar i Sigurisë Kombëtare

Nuk mund të pranohet e besohet asnjë justifikim i SPAK, që për vjedhjen e 10.8 milionë Euro në tenderin e uniformave të policisë, nuk ka thirrur akoma drejtorin Ardi Veliu, si personi “kyç” që ka dijeni për këtë krim dhe është pjesë kryesore e tij.

uhet ta thërrasë e ta përfshi në dosjen hetimore, mbasi sipas dokumentit zyrtar që po publikon “Pamfleti”, rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është Autoriteti Kontraktor dhe ka firmosur kontratën e blerje-dorëzimit të veshjeve policore.

Ndërsa në dosjet e tenderit 28 milionë Euro, korrigjuar e falsifikuar me rritje çmimi e pakësim sasie, është dhe kërkesë-porosia e Ardi Veliu, drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara për blerje uniformash, shoqëruar me vlerën e fondit limit, specifikimet për çdo gradë uniforme e sasinë totale.

SPAK, duhet ta thërrasë drejtorin Ardi Veliu e ta çojë para drejtësisë bashkë me grupin “Kapelja”; edhe si personi përgjegjës ligjor e administrativ, për kontaktet proceduriale të tenderit, bërë nga shefat e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Sepse sipas VKM nr. 81, datë 14.2.2018, Policia e Shtetit, si autoriteti që ka bërë porosinë dhe paguan lekët, në çdo dokument tenderi ka vetëm firmën e titullarit, që në këtë rast është Ardi Veliu.

Po kështu, drejtoria e policisë ka dhe një përfaqësues në komisionin e tenderit, i cili njofton drejtorin e policisë, për çdo parregullsi dhe merr miratimin prej tij, nëse duhet të pranojë ose jo vlerën fituese, sasinë, kriteret e cilësisë së ofruar nga privati e procedrat që ndjek komisioni i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara.

Troç, drejtori Ardi Veliu është i vetmi person i autorizuar me ligj, që kontrollon zbatimin e kërkesave të mallit të porositur, në përputhje me sasinë, fondin limit, vlerën e ofruar nga privati dhe firmos zbatimin e kontratës, pas çdo furnizimi malli.

Në rastin konkret, të dy kontratat e tenderit të uniformave, si atë të parën brenda ligjit dhe të dytën e falsifikuar me vjedhje 10.8 milionë Euro, i ka firmsur drejtor Ardi Veliu; ndaj duhet të thirret nga SPAK, si “koka” e korrupsionit nën kapelen 350 Euro.

FAKT E INDICIE/ Kjo vjedhje është realizuar nëpërmjet mikut  të Ardi Veliut, xhambazit Ismail Fehmi Kadiu, prej të cilit ka blerë dhe miliona Euro armatime e municione luftarake; që sipas raporteve dyshuese të SHISH, janë me burime trafiku nga qarqe ruso-turke-qipriote dhe duhen hetuar nga Komisioni i ri Parlamentar i Sigurisë Kombëtare. /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu