Dhe kështu…

0
Poezi nga Veronikë Shkreli Pepushaj
Dhe kështu…
Skllav modern, ku un udhëtova,
Edhe kësajë here në ty Shqipëri,
I veshur me petkun që s’më ka hije,
Keq m’perdore,e jam i kthyer n’robotik,
Si përvojë, po udhëtoj dhe n’gabim,
Në galaksinë e premtimeve, çuar n’qiell
Asgjë veç ca fjalë, përciell në parajsë,
Pajë, i premtuat kësajë burrneshe t’mirë,
Ç’zhurmë, dhafe e përrallë me i dal Zot,
Teorina t’dalur modet, si dje, njëjtë e sot,
Të turrun gjasma, në punë me peshë,
Asgjë, veçse fjalë boshe, ndryrë nji thes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu